Mes problemeve fizike

Formula 1

Mes problemeve fizike

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:03
Mes problemeve fizike

Mes problemeve fizike për shkak të rrëzimit apo ato me shikimin dhe rezultateve jot ë mira në pistë, kampioni i botës në MotoGP, spanjolli Marc Marquez, sheh se ky sezon nuk ka nisur ashtu si duhet për të.

Në garën e fundit në Portimao, ai u klasifikua i gjashti, një rezultat larg pritshmërive të tij.

“Vendi i gjashtë nuk është rezultati që ne duam. Nuk dua të zbres në pistë dhe të dueloj për vendin e gjashtë. Shpejtësia e rivalëve tanë është më e madhe se e jona.

Gjatë kësaj gare m’u desh të duelojë me motorët e tjerë Honda dhe jo me kreun. Jemi në një zonë ku nuk duhet të kemi”, u shpreh Marc Marquez.

“Kemi nevojë për më shumë shpejtësi.

Shpresoj që në garën e radhës në Jerez të jemi më panë më të mirëve. Gjithsesi, është momenti për të kuptuar se përse jemi në këtë situatë, pasi në testet dimërore ishim më të shpejtë. Kemi disa ide për të ndryshuar, të cilat shpresoj të funksionojnë në Spanjë”, tha Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat