Russell beson se garat e sprintit

Formula 1

Russell beson se garat e sprintit

Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:06
Russell beson se garat e sprintit

Piloti britanik i “Mercedes”-it, George Russell beson se garat e sprintit në Formula 1 duhet të ndryshohen për të funksionuar.  Russell insiston se garat duhet të zgjaten për 50% në mënyrë që të jenë të suksesshme.

“Nuk jam fans i tyre, të jem i sinqertë. Duhet të jenë për 50% më të gjata, apo mjaftueshëm të gjata për t’i parë gomat të shfrytëzohen.

Pilotët duhet të mësohen të menaxhojnë më mirë me gomat, dhe mund të shohësh më shumë diferencat mes bolidëve. Për momentin, nuk ka hapësira për këto dhe nuk mund të shohësh shumë tejkalime”, ka thënë Rassell.

“Mercedes”-i nuk bëri mjaft mirë në garën e fundit sprint në Formula 1, e cila u zhvillua në “Imola” të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat