Vdes legjenda e sportit 

Formula 1

Vdes legjenda e sportit 

Nga: K. G. Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:10
Tony Brooks

Tony Brooks, nënkampion i Formula 1 në vitin 1950, ka vdekur në Londër në moshën 91-vjeçare.

Brooks, i njohur si "stomatologu fluturues" (ai ishte djali i një kirurgu dhe vetë një dentist) u bë një nga drejtuesit kryesorë të Formula 1 të kohës së tij.

Gjatë karrierës së tij, ai i shmangej aq shumë publicitetit sa Sir Stirling Moss, bashkëdrejtuesi i Tony në Formula 1 dhe garat e makinave sportive, e përshkroi atë si "pilotin më të madh 'pak të njohur' të të gjitha kohërave".

Falë kombinimit të përsosur të shpejtësisë dhe butësisë së drejtimit, Brooks arriti gjashtë fitore në 39 gara, u ngjit në podium 10 herë, mblodhi 75 pikë, pati tre pole position dhe xhiron më të shpejtë.

Vetëm legjendat Juan Manuel Fangio, Moss dhe Alberto Askari fituan më shumë Grand Prix gjatë dekadës 1950/60. Që nga vdekja e Moss në vitin 2020, Brooks ishte i vetmi fitues i gjallë i një gare F1 nga ajo dekadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat