Gazmend Demolli i gatshëm për rezultate kulmore në kampionatin e sivjetmë

Formula 1

Gazmend Demolli i gatshëm për rezultate kulmore në kampionatin e sivjetmë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:23
Gazmend Demolli i gatshëm për rezultate kulmore në kampionatin e sivjetmë

Gazmend Demolli tashmë është ndër garuesit më konkurrues në automobilizmin e Kosovës, por në kampionatin e sivjetmë pritet të jetë edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Gazi, sivjet do të garojë me Radicall SR8 LM me të cilën sigurisht pret rezultate kulmore.

“Veturën e kam përgatitur mirë dhe besoj se do të kem një kampionat të suksesshëm.

Sigurisht që edhe garuesit tjerë i kanë pretendimet e njëjta, por jam optimist për rezultate të mira”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut. Pritjet e tij janë shumë të arsyeshme nëse i shohim karakteristikat që i ka bolidi i tij.

“Makina ka motor V8 dhe fuqi prej 480 kuaj fuqi, ndërsa peshon 650 kilogramë”, ka bërë të ditur ai. Duhet theksuar se Radicall i ka kushtuar rreth 50 mijë euro, shumë kjo mjaft e lartë për një garues i Kosovës.

Duke i respektuar të gjitha garat dhe disiplinat, Gazi ka thënë se gara e parë në të cilën do të paraqitet me makinën e re do të jetë ajo në Ponikva të Maqedonisë së Veriut, pastaj në Çeki e kështu me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat