Hamilton nuk pret mrekullinë

Formula 1

Hamilton nuk pret mrekullinë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:04
Hamilton nuk pret mrekullinë

Lewis Hamilton synon të bëjë një paraqitje të mirë në pistën qytetase të Majemit, në garën që do të zhvillohet këtë fundjavë në Amerikë.

Piloti britanik i Mercedes i njeh mirë limitet e njëvendëshes së tij, që këtë sezon ka zhgënjyer, duke mos qenë në nivelin e Ferrarit apo Red Bull. Makina gjermane do të sjellë disa modifikime për këtë garë të shpejtë.

“Gara e Majemit do të jetë një event të madh për Formula 1 dhe shoh se interesimi është shumë i madh. Është hera e parë që do të garojmë këtu dhe shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë.

Natyrisht që makina Mercedes nuk është ende në atë nivel që presin të gjithë, por gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

“Punojmë për të patur një makinë të shpejtë nga gara në garë dhe mendoj se në këtë pistë do të kemi disa modifikime, që do të na ndihmojnë për të ngushtuar diferencat me rivalët.

Është një pistë me disa pjesë të shpejta, ndaj kjo do të na penelizojë disi, por mund të duelojmë për një renditje të mirë. Të shohim se si do të shkojnë provat të premten”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat