Incidenti në pistë

Formula 1

Incidenti në pistë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:08
Incidenti në pistë

Kjo nuk është një periudhë pozitive për pilotin spanjoll të Ferrarit, Carlos Sainz.

Pas dy tërheqjeve në dy garat e fundit, ai ka pësuar sot një aksident të vogël në pistën e Majemi, ku të dielën do të zhvillohet gara e radhës në Formula 1.

Në momentin që spanjolli i “kokëkuqes” po ngjitej nga pista për të hyrë në bokse, ai ka goditur me kokë një barriere mbrojtëse metalike. Goditja me kokë ka qenë shumë e fortë, aq sa një curril gjaku ka rrjedhur nga koka e Carlos Sainz.

Asgjë me rëndësi, por një incident që ka detyruar pilotin spanjoll të mjekohet për disa minuta. Ai do të jetë rregullisht sot në Majemi, në dy sesionet e para të provave të lira që do të zhvillohen në pistën debutuese amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat