Hamilton dhe Perez ankohen për pistën

Formula 1

Hamilton dhe Perez ankohen për pistën

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:07
Hamilton dhe Perez ankohen për pistën

Këtë fundjavë, Formula 1 është zhvendosur në Miami teksa pista amerikane është debutuese në botën e shpejtësisë. Teksa kanë zhvilluar provat e lira, disa nga pilotët e Formula 1 kanë pasur kritika mbi gjendjen e pistës.

Mes zërave kundër pistës së Miamit janë shprehur Lewis Hamilton dhe Sergio Perez, me britanikun që theksoi se asfalti kishte gunga ndërsa nuk ka besim se diçka e tillë mund të rregullohet për garës e së dielës.

“Pista është e këndshme përveç kthesës, është paksa e ngushtë. Ndonjëherë kjo pistë më kujton kur isha pjesë e Go Kart në moshën gjashtë apo shtatë vjeçare. Ka një kthesë që ndoshta në të ardhmen mund ta evitojnë dhe kështu do të përmirësohej pista.

Në fakt, në pistë kam vënë re që ka disa gunga dhe e vështirëson shumë garën, nuk e di nëse organizatorët do të mund ta rregullojnë në kohë për të dielën”, u shpreh Hamilton.

Në provat e lira së të premtes, 37-vjeçari e mbylli në vendin e katërt me Mercedesin që shfaqi një përmirësim nga garat e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat