Nakagami: Gjithçka varet nga ajo që thotë Marc

Formula 1

Nakagami: Gjithçka varet nga ajo që thotë Marc

Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:12
Nakagami: Gjithçka varet nga ajo që thotë Marc

Prej 10 vitesh, Marc Marquez dhe Honda formojnë një binom të fortë dhe fitues në MotoGP. Së bashku kanë fituar 6 titujt kampionë, por dëmtimet, operacionet e problemet me shikimin që nisën prej vitit 2020 sollën një ndryshim të situatës.

Gjithsesi, sipas japonezit Takaaki Nakagami, që garon me Honda Idemitsu, skuadra satelit e Honda zyrtare, lidershipi i Marquez nuk është vënë asnjëherë në dyshim.

Madje ai thotë se Honda bën gjithçka që thotë e kërkon piloti spanjoll.

“Gjithçka varet nga ajo që thotë Marc. Nëse ai thotë JO për diçka, ajo fjalë vlen për të gjithë pilotët e Honda. Nëse ndonjë pilot i Honda del kundër dhe thotë PO, atëherë fiton ajo që thotë Marquez”, shprehet Takaaki Nakagami.

“Te skuadra zyrtare edhe mund të tolerohet diçka, por te skuadrat satelit të Honda kjo është e paimagjinueshme. Ndonjëherë është shumë e vështirë të pranosh këtë gjë, por duhet të adaptohemi me atë që thonë të tjerët”, thotë piloti japonez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat