I shpëton mrekullisht aksidentit

Formula 1

I shpëton mrekullisht aksidentit

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:15
I shpëton mrekullisht aksidentit

Marc Marquez është bërë edhe njëherë tjetër protagonist me aftësitë e tij në pistën e MotoGP-së.

Spanjolli ka arritur t’i shpëtojë mrekullisht një aksidenti të frikshëm në provat e lira të Çmimit të Madh të Francës falë aftësive të që ka treguar në manovrimin e shpejtë me motorin e tij.

Në videon e bërë virale shihet Marquez i cili duke marrë një kthesë të fortë afron gjurin pranë tokës duke krijuar kontakt, në atë moment piloti arrin të rifitojë kontrollin e motorit të tij duke ruajtur ekuilibrin dhe duke evituar në aksident të frikshëm.

Fansat e shpërndanë gjerësisht këtë moment në rrjetet sociale, duke vlerësuar aftësitë e 6-herë kampionit të botës në MotoGP..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat