Ferrari 100 km prova në Monza

Formula 1

Ferrari 100 km prova në Monza

Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:11
Ferrari 100 km prova në Monza

Ferrari ka shfrytëzuar 100km e “filming day”, dita e filmimeve që çdo skuadër ka në dispozicion për sponsorët, për të kryer disa teste të rëndësishme në pistën e Monza. Ai që ka zbritur në pistë është piloti Charles Leclerc, kryesuesi i këtij botërori, që në total ka zhvilluar 17 xhiro, të barazvlefshme me 100km.

Këto teste janë bërë me dyer të mbyllura dhe mësohet se Ferrari ka testuar disa modifikime të rëndësishme që do të aplikohen më pas edhe në garën e ardhshme, në Spanjë.

Te makina italiane synojnë të rikuperojnë disavantazhin që kanë me Red Bull, vërejtur në dy garat e fundit, ndaj kanë gati disa modifikime.

Më 22 maj, garohet në Barcelonë, ku nis turi Europian i garave dhe Ferrari synon të rikthehet te fitorja. Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes” ka pohuar se në spanjë do të jetë mjaft risi, të cilat janë kolauduar së fundi në 100km që Leclerc kishte në dispozicion në Monza, me shpresën që të triumfojë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat