Në Barcelonë me ndryshime të mëdha

Formula 1

Në Barcelonë me ndryshime të mëdha

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:06
Në Barcelonë me ndryshime të mëdha

Pas zhgënjimeve në 5 garat e para sezonale, Mercedes do të vijë këtë fundjavë në Barcelonë me një makinë që ka pësuar ndryshime të mëdha. Drejtuesit e makinës kampione shpresojnë të ulin diferencën prej gati 1 sekondë që kanë me Ferrarin e Red Bull, që kanë dominuar deri më tani.

Sipas mediave italiane, në pistën e Montmelo do të shohim një Mercedes më agresiv, pasi ka ndryshuar tërësisht pjesa e pasme e makinës. Ajo do të ketë një ngarkesë maksimale aerodinamike.

Modifikime edhe në pjesën e poshtme të makinës, që do të reduktojnë problemin e tundjes në pjesët e drejta.

Disa modifkime u aplikuan në garën e fundit në Florida, por shumë prej tyre janë testuar dy ditë më parë, gjatë “filming day”.

Në Francë, makina gjermane ka kryer me George Russell 100km e lejuara për filmime, ku janë testuar modifkimet e reja, që duket se kanë dhënë rezultat. Ndaj, këtë fundjavë pritet një Mercedes ndryshe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat