Ferrari e nis mbarë fundjavën spanjolle

Formula 1

Ferrari e nis mbarë fundjavën spanjolle

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:02
Ferrari e nis mbarë fundjavën spanjolle

Në pistën e Montemelo (Barcelonë) kanë nisur provat e lira të vlefshme për garën e Spanjës në Formula 1.

Në të dyja sesionet e para, makina më e shpejtë ka qenë ajo Ferrari, me pilotin monogask Charles Leclerc.

Ai dha kohën 1’19”690, duke lënë pas dy makinat Mercedes, të George Russell dhe Lewis Hamilton. Kurrë më parë këtë sezon makina kampione nuk ishte paraqitur kaq mirë dhe duket se modifikimet e bëra janë ato të duhurat.

Në vendin e katërt u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Carlos Sainz dhe pas tij kampioni i botës në fuqi, holandezi Max Verstappen me Red Bull. Brenda 10 më të mirëve edhe Alonso, Perez, Vettel, Ocon e Mick Schumacher.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat