Leclerc: Ja çfarë duhet për të fituar garën e Montekarlos

Formula 1

Leclerc: Ja çfarë duhet për të fituar garën e Montekarlos

Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:56
Leclerc: Ja çfarë duhet për të fituar garën e Montekarlos

Pas zhgënjimit 4 ditë më parë në garën e Barcelonës, piloti monogask Charles Leclerc përgatitet për sfidën e radhës.

Këtë herë garohet në shtëpinë e tij, në Montekarlo dhe piloti i Ferrarit synon fitoren e parë para publikut të tij. Në një pistë qytetase që ai e njeh mjaft mirë, Leclerc i di edhe sekretet për të dalë fitues.

“Përgatitja për këtë garë është njësoj si për të tjerat, pavarësisht nga pozicioni që kam në renditje. Çdo pikë ka rëndësinë e saj dhe e dimë se rivalët tanë janë të fortë.

Kjo është një pistë ku për të fituar çdo gjë duhet te jetë e përkryer. Në do të përpiqemi që në Montekarlo të jemi të tillë për t’u rikthyer të suksesi”, tha Leclerc.

“Të fitosh në një pistë të tillë është gjithnjë e vështirë, por kam besim të plotë te skuadra. Kurrë më parë nuk e kemi nisur një kampionat kaq mirë, ndaj besoj se kjo do të na ndihmojë këtë herë të fitojmë. Kjo është një garë speciale për mua, ndaj dua të triumfoj para publikut tim”, u shpreh Charles Leclerc.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat