Valëvitet flamuri i kuq, ndërpritet gara

Formula 1

Valëvitet flamuri i kuq, ndërpritet gara

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:46
Valëvitet flamuri i kuq, ndërpritet gara

Gara e Çmimit të Madh të Montekarlo në Formula është ndërprerë pas vetëm dy xhirosh që pilotët zhvilluan nën regjimin e makinës së sigurisë. Shiu i fortë që po bie në pistën qytetase të Montekarlo e bën të pamundur zhvillimin e garës.

U zhvilluan pak xhiro me shpresën për të parë një përmirësim në situatën e pistës, por shiu është i rrëmbyeshëm dhe shikueshmëria e ulët. Jo vetëm kaq, por në një pistë si ajo e Montekarlo, shumë e ngushtë, është e pamundur të garohet në këto kushte.

Shiu nisi vetëm pak minuta para se të niste gara, duke bërë që skuadrat të ndërrojnë gomat dhe të vendiosin ato për pistë të lagur. Fillimisht starti i garës u shty me 16 minuta, ndërsa tani u ndërpre deri në një urdhër të dytë.

Të gjithë pilotët kanë dalë nga makinat e tyre dhe presin vendimin që do të marrin komisarët e garës. Makinat, për momentin janë të gjitha të vendosura në bokse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat