Paraqitje e mirë e garuesve tanë, shkëlqen Kalenderi

Formula 1

Paraqitje e mirë e garuesve tanë, shkëlqen Kalenderi

Më: 29 maj 2022 Në ora: 23:31
Paraqitje e mirë e garuesve tanë, shkëlqen Kalenderi

Garuesit tanë kanë pasur paraqitje të mirë në garën që u zhvillua në Sternberk të Çekisë, ku gjithsesi duhet veçuar Liridon Kalenderin.

Me përjashtim të Lëndrim Doganit, i cili të shtunën pati defekt në veturë, të tjerët e kanë përfunduar garën me sukses.

Liridon Kalenderi është renditur i dyti në Kategorinë 1/Grupi 1.

Kalenderi ka pasur kohën prej 06:19.24 minuta (përfshirë dy vozitjet), ndërsa më i shpejtë se ai ka qenë vetëm austriaku Karl Schagerl, derisa podiumi plotësohet me çekun Martin Jerman, të cilit i takoi pozita e tretë.

Gjithsesi ky rezultat është sukses i madh për Kalenderin dhe automobilizmin e Kosovës.

Valdet Kaçandolli është renditur i nënti në Grupin 3, ndërsa garën me sukses e kanë përfunduar edhe Gazmend Demolli, Arjeta Rysha e Faton Rama.

Në përgjithësi pjesëmarrja në Sternberk është vlerësuar pozitivisht, pasi për garuesit tanë ishte një përvojë e rendësishme në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat