Piloti australian vendos rekord

Formula 1

Piloti australian vendos rekord

Më: 31 maj 2022 Në ora: 17:40
Piloti australian vendos rekord

Në pistën e Mugello, në Itali, në garën e zhvilluar ditën e diel në MotoGP, është vendosur një rekord i ri botëror i shpejtësisë maksimale. Piloti australian Jack Miller me motorin e tij Ducati Pramac, arriti shpejtësinë maksimale 363.3 km/orë, një rekord.

Ai u ndihmua në arritjen e këtij rekordi edhe nga pjesa e drejtë e gjatë, 1.141 metra, që i dha mundësi motorit italian Ducati të shpalosë gjithë potencialin e tij. Pavarësisht se arrin të kapë një shpejtësi të tillë maksimale, ky motor ende ka vështirësi në kthesa.

Shpejtësia 363.6km/orë regjistruar nga Jorge Martin me Ducati është shpejtësia maksimale më e lartë arritur ndonjëherë në MotoGP (piloti e mbylli garën në vendin e 13-të).

Rekordi i mëparshëm ishte 362.4km/orë, vendosur vjet në Katar nga Johann Zarco, po me Ducati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat