Schumacher kthehet në problem te Haas

Formula 1

Schumacher kthehet në problem te Haas

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 14:47
Schumacher kthehet në problem te Haas

Te makina amerikane Haas ka një problem të madh dhe ai quhet “Mick Schumacher”. Në vetëm 7 gara të zhvilluara deri më tani këtë sezon ai ka shkatërruar totalisht dy makina. Fillimisht erdhi aksidenti i frikshëm në Jeddah (nuk mori pjesë në garë) dhe së fundi ai në në Montekarlo, të dyja pista qytetase.

Në të dyja rastet aksidentet kanë qenë të frikshme dhe njëvendëshja e pilotit të ri gjerman është shkatërruar totalisht. Kjo ka bërë që dëmet të jenë të mëdha, duke bërë që drejtuesit e Haas të ndihen të shqetësuar nga ky fakt, pasi këtë vit skuadrat kanë një limit për shpenzime.

“E pamë se çfarë ndodhi në Montekarlo. Nuk është ndonjë kënaqësi të shohësh makinën e shkatërruar ashtu, të ndarë në dy pjesë.

Janë dy aksidente të mëdha, që kanë një kosto të madhe, ndërkohë që buxheti është i limituar. Kjo nuk është një situatë e këndshme, duhet gjetur një zgjidhje”, tha Gunther Steiner, shefi i Haas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat