Schumacher ka një synim

Formula 1

Schumacher ka një synim

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:59
Schumacher ka një synim

Sezoni 2022 në Formula 1 nisi mirë për skuadrën amerikane Haas, por shpejt nisën problemet dhe në garat e fundit pikët po mungojnë të vijnë. Një nga problemet quhet “Schumacher”, ende pa asnjë pikë në këtë sport dhe i përfshirë në dy aksidente të mëdha, duke shkatërruar totalisht njëvendëshen e tij.

Në prag të garës së Baku, pilot ii ri gjerman shprehet:

“Shpresoj në një paraqitje më të mirë në Baku, më shumë parakalime. Vjet këtu arritëm rezultatin tonë më të mirë, një vend të 13-të, por mendoj se këtë vit jemi në pozita më të mira. Makina jonë është në gjendje të adaptohet mirë me çdo pistë”, tha Schumacher.

“Ne synojmë zonën e pikëve në këtë garë, në një pistë ku gjithnjë ka surpriza: Flamuj të verdhë, të kuq, makina sigurie etj. Pra, mund të jetë një garë që të na favorizojë. Pranoj se ende nuk kam arritur aty ku dëshiroj, por kjo mund të jetë një garë dhe pistë që të më japë kënaqësitë e para si pilot”, tha Mick Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat