Verstappen bën diferencën në shiun kanadez

Formula 1

Verstappen bën diferencën në shiun kanadez

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 23:42
Verstappen bën diferencën në shiun kanadez

Çmimi i Madh i Kanadasë do të jetë edhe gara e 9 sezonale në Formula 1, teksa kampioni në fuqi i botës dhe kryesuesi aktual, Max Verstappen ia ka dalë të sigurojë kohën më të mirë në kualifikuese e do të niset i pari.

Piloti i Red Bull vendosi kohën më të mirë mes reshjeve të dendura të Montrealit dhe do të niset e pari, duke qenë qartësisht favorit për të triumfuar edhe në këtë garë e për të nisur arratinë në krye të renditjes.

Menjëherë pas tij, u rendit Fernando Alonso, që befasoi jo pak me Alpine-n e tij, ndërsa piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, do të niset i treti, pasi vendosi një kohë pak më të mirë se Lewis Hamilton, që do të niset i katërti.

Vlen të theksohet se piloti monegask i Ferrarit, Charles Leclerc do të niset i fundit, pasi ndërroi turbon dhe u penalizua që para se të fillonin kualifikueset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat