Gjashtë fitore në gjashtë garat e fundit

Formula 1

Gjashtë fitore në gjashtë garat e fundit

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:03
Gjashtë fitore në gjashtë garat e fundit

Gjashtë fitore në gjashtë garat e fundit, 7 në 9 garat e para sezonale, tregoijnë se ky sezon po dominohet nga Red Bull. Ferrari e nisi më mirë sezonin, duke fituar dy nga tri garat e para, por më tej erdhi përmbysja e madhe e makinës austriake.

Toto Wolff, shefi i Mercedes, shprehet se është në të mirë të këtij sporti që Ferrari të përmbysë situatën, për ta rihapur garën.

“Do të ishte bukur sikur Leclerc të udhëhiqte botërorin. Do të ishte mirë për Formula 1”, tha Wolff.

“Ferrari nuk i shfrytëzoi mundësitë që pati dhe humbi disi shkëlqimin që kishte në garat e para.

Do të ishte më bukur sikur kampionati të ishte i ekuilibruar deri në garën e fundit. Nëse do të mbyllej çdo gjë që në shtator, do të ishte një gabim për sportin tonë”, tha Wolff.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat