Mick i mjafton një pikë

Formula 1

Mick i mjafton një pikë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:56
ick Schumacher

Gunther Steiner, shefi i makinës amerikane Haas, ka sqaruan situatën rreth pilotit të ri gjerman Mick Schumacher. Në sezonin e dytë në Formula 1, djali i Michael Schumacher ende nuk ka korrur asnjë pikë në karrierën e tij. Sipas Gunther, pikërisht ky fakt po pengon të riun gjerman të shkëlqejë në pistë.

“Ka shumë presion rreth tij. Të gjithë prisnin që në vitin e dytë në Formula 1 të bënte hapin e madh, siç ka bërë më parë në kategoritë e vogla. Gjithsesi, mos harroni se këtë vit ai piloton një makinë krejt të re nga ajo e vjetshmja. Shihni Hamilton, ekspert që ka vështirësi të ambientohet”, tha Steiner.

“Aksidentet ne Arabi dhe Montekarlo e kanë frenuar pak, pasi janë pista ku gabimi më i vogël ndëshkohet rëndë. Ai është frenuar në këtë drejtim, pasi e di që gabimet kanë kosto të madhe. Tani rikthehemi në Europë, në pista ku është rritur e mësuar e do të rifitojë besimin e humbur”, tha shefi i Haas.

Në lidhje me të ardhmen e tij, ai shtoi: “Nuk kemi biseduar ende. Fakti që ka emrin Schumacher nuk ndryshon gjë, unë e respektoj si të tjerët. Mediat zmadhojnë shumë gjëra. Sapo të fitojë pikët e para do të çlirohet. Tashmë ka në skuadër një pilot tjetër nga vjet dhe e kupton ndryshimin. Mëson nga Magnussen dhe kjo do ta ndihmojë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat