Piloti britanik: Herë pas here marr mesazhe kërcënuese me vdekje

Formula 1

Piloti britanik: Herë pas here marr mesazhe kërcënuese me vdekje

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 12:06
Lando Noris

Në prag të garës në pistën e Silverstone, piloti britanik i MekLarenit, Lando Noris, ka befasuar me deklaratën e tij.

Ai ka pohuar se është viktimeve e kërcënimeve dhe abuzimeve përmes rrjeteve sociale.

“Herë pas here marr mesazhe kërcënuese me vdekje. Mendoj se mesazhe të tilla në rrjetet sociale marrin shumë prej nesh dhe nuk bëhet asgjë për t’i parandaluar ato.

Në vitin 2019, kur hyra në Formula 1, ato mesazhe ishin paksa problematike për mua, por tani qesh. Nuk qesh nga një kërcënim me vdekje, por nga komentet që njerëzit shpikin dhe gjërat që bëjnë për të tërhequr vëmendjen”, tha Norris në një interistë për “Independent”.

“Unë dua të udhëtoj në botë, të garoj dhe të takoj njerëz të rinj, duke provuar përvoja të reja. Ndrsa të tjerë kalojnë jetën pas një kompjuteri, duke shkatërruar, besdisur apo keqtrajtuar të tjerët me mesazhe të tilla”, thja piloti britanik.

Gara për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, do të zhvillohet më 3 korrik në pistën “Silverstoun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat