Sainz fiton në Silverstone

Formula 1

Sainz fiton në Silverstone

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:44
Sainz fiton në Silverstone

Ka patur shumë emocione në Ccmimin e Madh të Silverstone, që ka filluar me një aksident të frikshëm  të Guanyu Zhou.

Carlos Sainz ka arritur të marrë fitoren e  tij të parë në Formula 1 [asi ka parakaluar shokun e skuadrës duke mos respektuar urdhrat e skuderisë, duke dalë përpara Sergio Perez dhe Lewis Hamilton.

Ka qenë vendimtare Safety Car, që në xhiron e 40-të ka penalizuar Charles Leclerc, i vetmi nga pilotët në garë për titullin që nuk ka arritur të vendosë goma soft për xhirot e fundit.

Monegasku e ka mbyllur në vendin e katërt dhe nuk ka përfituar shumë nga gara e keqe e Max Verstappen, i cili  ka mbyllur garën në vendin e shtatë.

Radha e renditjes

1 – Carlos Sainz (Ferrari)

2 – Sergio Perez (Red Bull)

3 – Lewis Hamilton (Mercedes)

4 – Charles Leclerc (Ferrari)

5 – Fernando Alonso (Alpine)

6 – Lando Norris (McLaren)

7 – Max Verstappen (Red Bull)

8 – Mick Schumacher (Haas)

9 – Sebastian Vettel (Aston Martin)

10 – Kevin Magnussen (Haas)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat