Red Bull pati disa probleme

Formula 1

Red Bull pati disa probleme

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 13:07
Red Bull

Për herë të parë këtë sezon të Formula 1, Max Verstappen nuk di as të fitojë dhe as të ngjitet në podium, pasi e mbylli garën e Silverstone në vendin e shtatë. Falë pikëve ai arrin të ruajë kreun e një avantazh të mirë ndaj rivalëve që e ndjekin pas.

Në këtë garë, makina Red Bull pati disa probleme, që e penalizuan kampionin e botës.

Duke analizuar situatën, piloti holandez tha: “Makina humbiste fuqi e pjesë vazhdimisht dhe kjo nuk duhej. Gjithsesi, vendi i shtatë nuk është për t’u hedhur, pasi ka edhe më keq”.

“Morëm pikë të rëndësishme dhe duhet të kënaqemi që e përfunduam garën. Dhashë maksimimin në pistë, ndaj nuk kam keqardhje. Shpresoj që këro gjëra të mos përsëriten më, pasi mund të penalizohemi edhe më keq.

Kjo s’është hera e parë këtë sezon që kemi probleme të tilla të vogla. Shpresoj të mos përsëriten më”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat