Piloti heq dorë nga titulli

Formula 1

Piloti heq dorë nga titulli

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:10
Piloti heq dorë nga titulli

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, duket se ka vendosur të heqë dorë nga titulli kampion në Formula 1 edhe këtë sezon. Ai kupton se nuk ka shumë shanse për të triumfuar, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës Max Verstappen kryeson renditjen dhe është favorit.

Për këtë arsye, ai ka pranuar se do ta ndihmojë Verstappen për të triumfuar sërish, ashtu sikurse pat bërë edhe vjet.

“Mes nesh ka respekt dhe kur fitojmë gëzojmë të gjithë. Ne jemi krenarë për punën që kemi bërë se bashku dhe kjo është pozitive në ekipin tonë”, tha Perez.

“Mendoj se Max është më favorit se unë, ndaj nëse do të më jepet mundësia, do ta ndihmoj.

T’i japim meritën për atë që po bën këtë sezon. Ka fituar më shumë se unë dhe mendoj se i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë. Mbështetja ime nuk do t’i mungojë”, tha Perez,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat