Hamilton shprehet optimist për garën e radhës të Formula 1

Formula 1

Hamilton shprehet optimist për garën e radhës të Formula 1

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 12:27
Hamilton shprehet optimist për garën e radhës të Formula 1

Lewis Hamilton shprehet optimist për garën e radhës të Formula 1 që do të zhvillohet këtë fundjavë në Francë.

Pas tri podiumeve radhazi, piloti britanik kërkon të bëjë një hap më shumë se një vend i tretë. Ai kërkon një fitore, që do të ishte e para për të këtë sezon.

7 herë kampioni i botës kërkon nga Mercedes që të bëjë hapin e madh edhe pse modifikimet kryesore priten pas pushimeve verore. “Jemi gjendur edhe më parë në situata të tilla dhe në pjesën e dytë të sezonit kemi bërë rikuperime fantastike.

Këto dy gara, në Francë e Hungari, janë të mira për të kuptuar ku jemi”, tha Hamilton.

“Kemi sjellë gradualisht disa modifkime në makinë, por pas pushimeve do të shohim se cila do të jetë diferenca reale me Ferrari e Red Bull. Ndaj, në Francë do të kuptojmë ato mangësi të vogla që bëjnë diferencën në garë. shpresoj që pas podiumeve të vijnë edhe fitoret”, u shpreh Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat