Verstappen thumbon Ferrarin

Formula 1

Verstappen thumbon Ferrarin

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:42
Verstappen thumbon Ferrarin

Max Verstappen është më i qetë se kurrë këtë sezon, teksa sheh se ka një avantazh të jashtëzakonshëm në renditje karshi rivalëve (+63 pikë).

Piloti i Red Bull shfrytëzoi në maksimum garën e fundit në Francë, duke marrë 26 pikë karshi 0 pikëve të Charles Leclerc, që gaboi dhe përplasi makinën.

“Ishte një garë ku pas aksidentit të Leclerc kontrolluam makinën, pa e sforcuar dhe arritëm të fitojmë. Më vjen keq për Charles, por këto janë mundësitë e arta që kemi për të fituar titullin. Në fund të fundit jemi më të mirët pasi shfrytëzojmë edhe gabimet e rivalëve tanë”, tha Verstappen.

“Ferrari është i shpejtë, por gabon, ashtu si të gjithë. Gjithsesi, ne jemi më konstantë dhe shfrytëzojmë çdo mundësi.

Në sportin tonë duhet edhe pak fat për të fituar. Shpresoj që këtë ritëm të ruajmë edhe këtë fundjavë në Hungari, për të nisur pushimet të qetë dhe por t’iu afruar titullit”, tha holandezi i Red Bull..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat