FIA, reforma të reja për motorët nga viti 2026

Formula 1

FIA, reforma të reja për motorët nga viti 2026

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:58
FIA, reforma të reja për motorët nga viti 2026

FIA, reforma të reja për motorët nga viti 2026!

Këshilli Botëror i Sportit Motorik FIA ka miratuar rregullore të reja për motorët e Formula 1, të cilat pritet të hyjnë në fuqi në vitin 2026, duke hapur kështu rrugën për prodhuesit e rinj të motorëve si shembulli “Porsche”. 

Konkretisht, nga viti 2026, motorët e Formula 1 do të përdorin 100 për qind karburante të qëndrueshme dhe do të kenë një rritje të konsumit të energjisë elektrike deri në 50 për qind krahasuar me nivelet aktuale, njoftoi FIA.

Për të vazhduar dinamizmin e garave, motorët do të kenë performancë të ngjashme me modelet aktuale me djegie të brendshme me fuqi të lartë, me shpejtësi të lartë, por me rrjedhje të reduktuar të karburantit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat