Gjithçka gati për garën e fundjavës

Formula 1

Gjithçka gati për garën e fundjavës

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 15:49
Gjithçka gati për garën e fundjavës

Në shtegun në afërsi të qendrës së skijimit, në Brezovicë, në këtë fundjavë, për herë të parë do të mbahet gara në disiplinën malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm.

“Molika 2022” është emri zyrtar i garës për të cilën gjithsesi që interesimi nuk mungon.

Organizatori, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) tashmë i ka bërë përgatitjet e duhura për garë dhe pritet që gjithçka të jetë në rregull, ashtu siç ishte edhe në pjesën e deritashme të kampionatit.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 09:00-10:30, ndërsa në intervalin kohor 09:00-11:00 bëhet kontrolli teknik i veturave dhe verifikimi i dokumentacionit.

Pas procedurave tjera të zakonshme, mbyllja e shtegut për veturat civile bëhet në orën 11:20, për të pasuar me brifingun me garues (11:40) dhe nisjen me lëshimet e lira (12:00).

Duke marrë parasysh se në këtë shteg garohet për herë të parë fillimisht është vozitja e lirë, matja e kohës në të cilën nuk është obligative.

Më pas janë edhe dy vozitje tjera, pas së cilave bëhet edhe publikimi i rezultateve.

Të dielën nga ora 09:30-10:30 bëhet paraqitja në garë kontrollimi teknik i jashtëzakonshëm, në orën 11:00 mbyllet shtegu për veturat civile, ndërsa në orën 12:00 fillon vozitja e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat