Shefi i Red Bull “ankohet” për Hamiltonin

Formula 1

Shefi i Red Bull “ankohet” për Hamiltonin

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 23:03
Shefi i Red Bull “ankohet” për Hamiltonin

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton ishin autorë të një dueli shumë të zjarrtë dhe në limitet e rregullores në sezonin e kaluar teksa në fund ai që triumfoi ishte piloti holandez.

Prej atij sezoni, marrëdhënia mes dy pilotëve është ftohur, edhe pse Verstappen sërish i ka shprehur hapur komplimentat për britanikun.

Por, nga ana tjetër, shefi i RedBull, Christian Horner pretendon se Hamilton nuk ka bërë kurrë të njëjtën gjë për Verstappen.

“Këtë sezon, rivaliteti i Verstappen ishte me Charles Leclerc. Mes të dyve gjithnjë ka pasur respekt, kanë garuar me njëri-tjetrin në moshë fare të re dhe Leclerc e ka vlerësuar Verstappen edhe publikisht. E kundërta ka ndodhur me Hamilton, megjithatë nuk ka problem.

Edhe në këtë sezon, sërish Hamilton nuk e merr mirë kur Verstappen e mund në pistë, e pamë këtë përgjatë garës Sprint në Silverstone. Por, sërish e kuptoj sepse Hamilton në sezonin e kaluar humbi më shumë se Max, pasi bëhej fjalë për një titull që do ta vendoste në majën më të lartë të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat