Williams largon pilotin kanadez

Formula 1

Williams largon pilotin kanadez

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 14:58
Williams largon pilotin kanadez

Nicholas Latifi nuk do të garojë sezonin e ardhshëm të Formula 1 për skuderinë e Williams.

Piloti kanadez është larg pritshmërive edhe në Botërorin aktual ndërsa është përfshirë në disa incidente duke i shkaktuar dëme të mëdha ekonomike Williamsit. Në këtë formë, palët kanë vendosur të ndahen sapo të mbyllet sezoni, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kanadezi do të mund të firmosë për ndonjë tjetër skuderi.

Kujtojmë se Latifi u bë i famshëm në sezonin e kaluar, kur në garën e fundit të sezonit të kaluar në Abu Dhabi u përplas pas bordurave dhe në këtë formë i dha mundësinë Max Verstappen të parakalonte në xhiron e fundit Lewis Hamilton për t’u shpallur kampion i Botës.

Ndërkohë, Williams ka disa opsione për të zëvendësuar Latifin, por emrat më të mundshëm janë ato të Jack Doohan e Nick De Vries që në fakt garoi me Williams në Monza ku zëvendësoi Albon dhe la një përshtypje tejet pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat