Arjeta Rysha në histori: Pasioni për autosportin...

Formula 1

Arjeta Rysha në histori: Pasioni për autosportin...

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:49
Arjeta Rysha

Arjeta Rysha ka hyrë në histori të automobilizmit të Kosovës. Anëtarja e AK Ferizajt, është femra e parë që arrin të shpallet kampione në plasmanin përfundimtar në kategorinë e saj, në garat e disiplinës malore.

Arjeta, me Peugeot 106, e përfundoi kampionatin e para në Klasën 3 (mbi 1150 0 1400 ccm – E1), duke mos munguar në asnjë garë, madje mori pjesë edhe në disa gara ndërkombëtare, si në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Çeki, ndërsa në vitin e kaluar edhe në Portugali.

Garimi në të njëjtën klasë me meshkujt nuk ishte i lehtë, por Arjeta ia doli me shumë sukses.

“Natyrisht që të garosh në konkurrencë me meshkujt nuk ishte e lehtë, por dëshira e madhe dhe vullneti i fortë e bënë të veten. Pritjet nuk kanë qenë të mëdha, e aq më pak për të dalë kampione, por në fund u shpërblye mundi dhe sakrifica, sigurisht edhe duke iu falënderuar përkrahjes së madhe nga familja e në veçanti nga bashkëshorti im”, ka thënë Arjeta për faqen zyrtare të FASK-ut.

Pas përvojës së fituar, ajo synon që në të ardhmen të arrijë edhe më shumë.

“Pasioni për auto sportin dhe shpejjtësinë më shtyjnë të vazhdoj edhe më tutje. Shpresoj që në të ardhmen të ketë rezultate edhe më të mira”, është treguar optimiste Arjeta Rysha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat