Pilotët mund të humbasin 5 kg nga pesha!

Formula 1

Pilotët mund të humbasin 5 kg nga pesha!

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 12:17
Pilotët mund të humbasin 5 kg nga pesha!

Çmimi i madh i Singaporit kthehet në kalendarin e Formula 1 këtë edicion, që prej 2019, për t’u dhënë pilotëve sfida të mëdha gjatë garës. Ndonëse temperatura 30 gradë celsius nuk mund të konsiderohet si më e nxehta ndonjëherë, kushtet brenda pistës pritet ta prodhojnë një sfidë shumë më të madhe.

E gjitha kjo për shkak të lagështisë së ajrit që mund të arrijë deri në 80 për qind.

Duke i pasur parasysh këto rrethana të mundshme, disa prej pilotëve kanë filluar me përgatitje intensive, në mënyrë që t’i rezistojnë fizikisht këtij moti.

Piloti i Meklarenit, Daniel Rikardo, i ka kryer disa sesione në saunë, për t’u mësuar me atë që do ta presë më pas. Njëjtë bëri edhe Karlos Sainz i Ferrarit.  

Një ide e mirë e cila u aplikua nga Daniel Rikardo ishte edhe veshja shumështresore e cila e stërvit pilotin edhe më shumë me vapën.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Formula 1, nuk është çudi garën ta mbyllin pilotët me pesë kilogramë më pak.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat