Verstappen: Singapori një dështim

Formula 1

Verstappen: Singapori një dështim

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:16
Verstappen: Singapori një dështim

Max Verstappen zhgënjeu në garën e zhvilluar në Singapor, ku u kalsifikua në vendin e shtatë. Piloti holandez i Red Bull pati një fundjavë të keqe, ku të shtunën u penalizua nga gabimet e skuadrës, ndërsa të dielën ishte vetë ai që gaboi në 2-3 raste gjatë garës.

Gjithsesi, ai ruan një avantazh të madh me Charles Leclerc (i dyti me 104 pikë diferencë) dhe mund të festojë këtë fundjavë, në garën që zhvillohet në Japoni. “Do të ishte diçka fantastike, që pas një zhgënjimi të vinte një fitore, pse jo edhe titulli”, tha Verstappen.

“Nuk duhet të përsëritim gabimet e garës së Singaporit.

Nuk mendoj se afrimi te titulli po në vë nën presion, pasi vjet ka qenë edhe më e vështirë dhe delikate situata.

Në Singapor, thjesht gabuam, por për fat ka ende edhe 5 gara. Ne dëshirojmë të festojmë sa më shpejt titullin”, tha Verstappen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat