Skender Potera tregon synimin e radhës

Formula 1

Skender Potera tregon synimin e radhës

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:16
Skender Potera tregon synimin e radhës

Skender Potera pa dyshim që është dominues absolut në disiplinën Drag Race në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.

“Gogi” jo vetëm që i ka radhitur fitoret, por edhe rekordet. Kështu bëri edhe të dielën, kur shtegun prej 402 metrave, me Audi RS TT e kaloi 07.895 sekonda.

“Ishte kohë e mirë dhe sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin”, ka thënë Potera.

Mirëpo, ai beson se në të ardhmen mund të arrijë kohë edhe më të mirë.

“Vazhdimisht kam thënë se jemi duke punuar që ta përmirësojmë kohën nga gara në garë dhe kështu ka ndodhur. Shpresoj që të arrij të zbres deri në 7.5 sekonda”, është shprehur Potera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat