Binotto sqaron problemet e fundsezonit dhe objektivat

Formula 1

Binotto sqaron problemet e fundsezonit dhe objektivat

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 12:04
Binotto

Dy garat e fundit të botërorit të Formula 1, në Amerikë dhe Meksikë, e kanë zbritur Ferrari në vendin e tretë. Makina italiane tashmë është detyruar të qëndrojë edhe pas Mercedes, që është renditur dy herë me Leëis Hamilton në vendin e dytë, ndërkohë që ka triumfuar gjithnjë Red Bull.

Një situatë e vështirë për Ferrari, që rrezikon vendin e dytë për konstruktorë. Mattia Binotto, shefi i Ferrari, sqaron: “Mercedes po rikthehet. E kanë zhvilluar më shumë se ne makinën gjatë muajve të fundit.

Ne jemi përqendruar më së shumti në projektin e vitit të ardhshëm”.

“Nuk jam shumë i shqetësuar shumë me këtë rritje të ndjeshme që ka pësuar Mercedes, pasi edhe ne nuk jemi ndalur. E dimë që nga kjo makinë mund të kishim nxjerrë edhe më shumë potencial, por nuk kishim më mundësi financiare për ta realizuar këtë gjë”, u shpreh Mattia Binotto.

Red Bull fitoi titullin për konstruktorë këtë sezon, ndërkohë që Ferrari dhe Mercedes duelojnë mes tyre për vendin e dytë. Në dy garat e fundit, “kokëkuqja” është parë në vështirësi, duke qenë gati 1 minutë pas Red Bull në fundin e garës, duke qenë edhe pas Mercedes, ndjeshëm më superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat