Rikiardo, pilot rezervë për dy britanikët titullarë?!

Formula 1

Rikiardo, pilot rezervë për dy britanikët titullarë?!

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 11:22
Rikiardo, pilot rezervë për dy britanikët titullarë?!

Piloti 33-vjeçar australian Daniel Rikiardo është pranë transferimit te skuadra e “Mercedes”-it, ku do të ketë rolin e pilotit rezervë.

Veterani i garave të Formula 1, do të largohet nga MekLaren në fund të këtij sezoni dhe asnjë skuadër nuk ka pranuar ta marrë si pilot titullar.

Rikiardo ka qenë në bisedime me “Mercedes”-in, që ka vendosur ta marrë pilotin australian si rezervë të Luis Hamilton e Xhorxh Rasell. Ai do të kryejë edhe testimet e makinës gjermane në fabrikë e në teste gjatë vitit 2023. Në karrierën e tij ai ka arritur 8 fitore dhe në 32 raste është ngjitur në podium.

Rikiardo numëron 230 gara në Formula 1 dhe përvoja e tij (garon në Formula 1 që prej vitit 2011) ka bindur “Mercedes”-in ta ketë si pilot rezervë, për të mbështetur dy britanikët titullarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat