Bagnaia gati për titullin

Formula 1

Bagnaia gati për titullin

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:35
Bagnaia gati për titullin

Këtë të diel, në pistën e Valencia (Spanjë) do të zhvillohet gara e fundit sezonale në MotoGP, ku do të përcaktohet edhe piloti që do të shpallet kampion bote.

Italiani i Ducati, Francesco Bagnaia, është pranë këtij titulli për herë të parë në karrierën e tij. Ai ka 23 pikë avantazh ndaj francezit të Yamaha, Fabio Quartararo, të cilit i duhet një mrekulli për të mbrojtur titullin.

“E di që titulli është shumë pranë, por në këtë sport një gabim sado i vogël të kushton shumë.

E rëndësishme dhe kryesore është të evitoj ndonjë rrëzim apo kontakt, pasi kam 23 pikë avantazh do të më mjaftonte të renditesha mes 14 të parëve për të fituar titullin”, tha Bagnaia.

“Pra, nuk duhet të bëj ndonjë çmenduri. Kjo është një nga ato gara ku më shumë se sa fitorja duhet arsyetimi, të jem i qetë dhe të jap më të mirën pa shkuar përtej limiteve.

Gjithsesi, të shohim se si do të shkojnë gjërat të premten e të shtunën dhe më pas do të mendojmë për garën, për të shpërblyer me titull një sezon të vështirë, por me shumë emocione”, tha Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat