Verstappen: Ky është objektivi im

Formula 1

Verstappen: Ky është objektivi im

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 14:18
Verstappen

Red Bull dhe Max Verstappen i kanë arritur të gjitha objektivat e këtij sezoni, duke i fituar dy titujt kampionë bote, atë për konstruktorë dhe atë për pilotë. Madje holandezi arriti të vendosë edhe rekordin e 14 fitoreve sezonale, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy gara për t’u zhvilluar, në Brazil dhe Abu Dhabi.

Në prag të garës që zhvillohet këtë fundjavë në Interlagos (Brazil), kampioni i botës u shpreh se do të punojë që shoku i tij i skuadrës Sergio Perez të renditet i dyti. “Do të paraqitem në këto dy gara për t’i fituar ato, por edhe për të ndihmuar shokun tim të skuadrës që të dalë i dyti dhe të jetë nënkampion bote”, tha Verstappen.

“Për ne është e rëndësishme që të renditemi në dy vendet e para, ndaj do të luftoj të ndihmoj Perez, ashtu sikurse ai më ka ndihmuar mua. Gara sprint do të na shërbejë për të fituar disa pikë, ndaj duhet kujdes që nga e premtja deri të dielën. Ne jemi skuadra më e mirë, ndaj duhet të përfitojmë nga ky fakt”, tha Verstappen.

“Ne dëshirojmë që Perez të renditet para Leclerc dhe do të përfitojmë nga çdo mundësi. Ndoshta na ndihmon edhe Mercedes, që në garat e fundit ka qenë më mirë se Ferrari”, u shpreh holandezi i Red Bull.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat