Reagon Toto Wolff

Formula 1

Reagon Toto Wolff

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:07
Reagon Toto Wolff

Në sezonin e tij të parë si piloti i Mercedes, britaniku George Russell u rendit më mirë se shoku i tij i skuadrës, 7 herë kampioni i botës Lewis Hamilton. Madje 24-vjeçari Russell arriti edhe të fitojë një garë, atë të Brazilit, ndërsa Hamilton nuk arriti të shkojë më shumë se vendi i dytë.

Kështu, në renditjen e përgjithshme të Formula 1, Russell u klasifikua në vendin e katërt, ndërsa Hamilton në vendin e gjashtë. Toto Wolff, shefi i makinës gjermane, duke analizuar këto rezultate, shprehet: “Fakti që George u rendit para Lewis nuk ka asnjë rëndësi për ne”.

“Nuk kanë garuar për të fituar titullin kampion dhe nuk kanë garuar për fitore veç garës së Brazilit.

Mendoj se për asnjërin nga ne nuk ka rëndësi nëse renditesh i dyti, i treti, i katërti apo i pesti. Ne vuajtëm më shumë vjet, kur na u hoq fitorja në xhiron e fundit, ndërsa këtë vit ishim pas rivalëve”, tha Wolff.

“Këtë sezon nuk ishim mjaftueshëm të aftë për të dueluar për fitore. Për të ardhmen nuk e di se si do të shkojnë gjërat, por George e Lewis do të duelojnë për t’i sjellë fitoren Mercedes. Janë një dyshe e mirë pilotësh, kjo ka rëndësi, pasi të renditesh i katërti apo i gjashtë nuk vlen asgjë për ne”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat