Ferrari dominon provat e para sezonale

Formula 1

Ferrari dominon provat e para sezonale

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:05
Ferrari dominon provat e para sezonale

Dy ditë pas përfundimit të botërorit 2022 në Formula 1, në pistën e Yas Marina u zhvilluan testet e para. Në pistë kanë zbritur thuajse të gjithë pilotët që do të garojnë edhe sezonin e ardhshëm, përfshi edhe debutuesin Oliver Piastri (me McLaren) e Fernando Alonso me makinën e re Alpine.

Gjithsesi, kohën më të shpejtë e kanë dhënë pilotët e Ferrari. Më i shpejti ishte Carlos Sainz, që la pas shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc dhe pilotin rezervë të “kokëkuqes”, Robert Shwartzman. Ata zunë tri vendet e para në këto teste, ku më së shumti u provuan gomat e reja Pirelli.

Në vendin e katërt u rendit Pierre Gasly me Alpine, që la pas kampionin e botës në fuqi Max Verstappen me Red Bull. Në pistë zbritën edhe mjaft pilotë të rinj, si Liam Lawson, Logan Sargeant apo Nyck De Vries.

Testet e radhës do të zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa sezoni i ri nis më 4 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat