Shuma e çmendur që nevojitet për ta blerë

Formula 1

Shuma e çmendur që nevojitet për ta blerë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 13:05
Shuma e çmendur që nevojitet për ta blerë

Kompania e njohur RM Sotheby’s ka nxjerrë në ankand makinën Ferrari 643, e cila ëhstë pilotuar në vitin 1991 nga piloti francez Jean Alesi. Fituesi i këtij ankandi do të shpallet më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë ata që dëshirojnë të “garojnë” për këtë makinë do të kenë mundësi të bëjnë ofertat e tyre. Parashikohet që çmimi përfundimtar i shitjes të variojë nga 2.9 deri në 3.4 milionë euro.

Kjo makinë nuk pati shumë sukses në pistat e Formula 1 dhe modeli i nxjerrë në ankand është përdorur në 3 gara nga Alesi (Francë, Angli dhe Australi). Makina është funksionale, ka 710 kuaj fuqi dhe ka një motor V12.

Një makinë unike, e konsideruar e veçantë nga kompania që e ka nxjerrë në ankand, pasi ky model, ka të gjitha modifikimet që iu bënë në mes të sezonit të Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat