Schumacher: S’më intereson asgjë tjetër veç F1

Formula 1

Schumacher: S’më intereson asgjë tjetër veç F1

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:23
Schumacher: S’më intereson asgjë tjetër veç F1

Pas dy vitesh në Formula 1 si pilot i Haas, 23-vjeçari gjerman Mick Schumacher do të jetë këtë vit piloti rezervë i Mercedes. Ai shpreson që pas këitj viti “tranzicion”, të rikthehet në pistë si pilot i ndonjë skuadre tjetër, duke arritur të bindë ndonjë makinë.

Djali i 7 herë kampionit të botës ka hedhur poshtë çdo ofertë tjetër, për të provuar ndonjë aventurë në kampionatet e tjera. “Të provoj ndonjë përvojë tjetër ndryshe nga ajo e Formula 1 nuk më intereson”, tha Mick Schumacher.

“Tani që kam përjetuar sportin më të bukur të automobilizimit nuk do të kënaqem me gjërat e tjera, që janë më pak argëtuese.

Këtë vit do të jem i pranishëm me Mercedes në të gjitha garat, në mënyrë që të rikthehem në pistë vitin 2024, si pilot i ndonjë skuadre. Ky është objektivi im”, tha Mick Schumacher.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat