Alonso me disa fjalë

Formula 1

Alonso me disa fjalë

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:13
Alonso

Piloti spanjoll Fernando Alonso, dy herë kampion bote në Formula 1, beson se do të rikthehet në majën e këtij sporti brenda 2-3 sezonesh. Ai nënshkroi vjet një kontratë 2-vjeçare me skuadrën Aston Martin, me të cilën shpreson të rikthehet te titulli kampion për pilotë.

“Natyrisht që do të më pëlqente që të kisha që këtë sezon një makinë konkurruese për titull, por për momentin ne nuk mund të jemi aq lart. Duke parë mundësitë që të ofronte merkato për pilotë, zgjedhja për të pilotuar me skuadrën Aston Martin ishte më e mira për mua”, tha Alonso, tashmë 41 vjeç.

“Jam i sigurt se Aston Martin është një nga skuadrat që mund të arrijë te titulli brenda 2-3 sezonesh. Unë nuk kam shumë vite përpara për të pilotuar, ndaj dhe bëra këtë zgjedhje.

Nëse do t’ia dal mbanë do të jem më i lumturi në botë dhe krenar që kam kontribuar. Këtu kemi një projekt të ri që duhet ta realizojmë sa më shpejt”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat