Prezantohen edhe Williams e Alfa Romeo

Formula 1

Prezantohen edhe Williams e Alfa Romeo

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:15
Prezantohen edhe Williams e Alfa Romeo

Në Formula 1 është kohë prezantimesh, teksa në 24 orë kanë zbuluar të fshehtat e tyre makinat Williams dhe Alfa Romeo.

Dy skuadra “të vogla”, që duelojnë për një vend në zonën e pikëve këtë sezon.

Makina Williams (FW 45), tërësisht blu këtë sezon të ri, do të pilotohet nga britaniku Alexander Albon dhe debutuesi amerikan Logan Sargeant.

Një makinë që synon t’i largohet fundit të renditjes, pas zhgënjimeve të shumta të vitit të kaluar.

Ndërsa makina Alfa Romeo Racing (C43) do të jetë një evolucion i asaj të një viti më parë dhe kërkon të njëjtën vijueshmëri, pse jo më shumë pikë e ndonjë podium. Ajo do të pilotohet nga veteran finlandez Valtteri Bottas e kinezi Zhou Guanyu.

Makina ka ruajtur pothuajse të njëjtën pamje të jashtme si një vit më parë, duke shtuar disi ngjyrën e errët. Gjithsesi, prezantimi i këtyre dy skuadrave me mjaft modifikime, tregon se do të jetë një garë e fortë për zonën e pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat