Verstappen entuziast

Formula 1

Verstappen entuziast

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 12:00
Max Verstappen

Max Verstappen dhe Red Bull vijojnë me testet në Bahrein në cirkuitin e Sakhir para startit të sezonit më datë pesë mars, pikërisht në Çmimin e Madh të Bahreinit.

Duket se për skuderinë austriake gjithçka po ecën sipas parashikimeve.

Së fundmi, dy herë Kampioni i Botës shprehet se makina është më e mirë se vitin e kaluar.

Holandezi theksoi se ka një makinë më të lehtë në peshë dhe se mbetet të punohet vetëm në disa detaje për të tentuar më pas titullin e tretë radhazi në Formula 1.

“Makina funksionon në mënyrë të shkëlqyer.

Mendoj se ia kemi dalë ta përmirësojmë aty ku duhej dhe kemi mësuar shumë.

Këto ditët e testimeve kanë qenë shumë të mira dhe unë jam i lumtur, më ka shijuar shumë makina. Vitin e kaluar makina ishte më e rëndë dhe ajo nuk ishte një ndjesi e mirë.

Tani është më e lehtë dhe e përshkruan shumë më mirë pistën.

Me gjeneratën e re të makinave, kjo aktualja është një nga më të lehtat që unë kam pasur.

Është e vështirë ta krahasosh në fakt me gjeneratën e kaluar, megjithatë e sigurt është se është një makinë më e mirë se ajo e vitit të kaluar. Shpresonim të mos kishim shumë probleme të mëdha.

Por, sapo bëra një shëtitje në pistë kuptova që makina kishte balancat e duhura. Dhe në këtë formë, fiton besim sepse e di që mund të shkosh në ekstreme.

Tani para se të nisë sezoni mendoj se nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha. Do mendojmë vetëm për disa detaje.

Më pas gjatë sezonit do të ndikojnë edhe shumë rrethana të jashtme si moti.

Është e vështirë të bësh parashikime, por në përgjithësi kam një ndjesi shumë të mirë”, u shpreh Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat