Alonso: Kjo na jep besim

Formula 1

Alonso: Kjo na jep besim

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Alonso

Testet dimërore të Formula 1 zhvilluar pak ditë më parë në pistën e Bahrein treguan se makina Aston Martin është një rivale e fortë.

Rezultatet e konfirmuan këtë gjë, ndaj dy herë kampioni i botës Fernando Alonso beson se këtë sezon do të ketë mundësi të duelojë për fitoren.

Piloti spanjoll, duke analizuar kohët, sqaron: “Ditën e fundit bëmë një simulim gare, me 57 xhiro, ndërrim gomash, karvurant etj., dhe gjërat shkuan mirë.

Të njëjtën gjë bëri edhe Ferrari dhe nga të dhënat doli që ne ishim pak më të shpejtë se ata në pistë”.

“Kjo na jep besim se do të jemi kompetitivë edhe këtë fundjavë në garën e parë sezonale në Bahrein.

Mendoj se ne do të jemi forca e dytë e këtij sezoni pas Red Bull, duke lënë pas Ferrari e Mercedes.

Të paktën në garat e para, por shpresoj shumë që zhvillimi i makinës të japë frutet e saj”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat