Rivalët thumbojnë Mercedesin

Formula 1

Rivalët thumbojnë Mercedesin

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:19
Pamje nga një garë

Sezoni i ri i Formula 1 nis këtë fundjavë në pistën e Bahrein dhe menjëherë kanë nisur polemikat e para mes rivalve të vjetër Mercedes e Red Bull.

Në prag të garës, ai që ka folur është shefi i Red Bull, Christian Horner, që ka thumbuar makinën gjermane.

Në nëj deklaratë të dhënë së fundi në media, ai ka komentuar rëndësinë e Lewis Hamilton si pilot i Mercedes:

“Nëse do të tërhiqej Lewis, kë tjetër do të merrnin për ta zëvendësuar?

Nëse ai do të tërhiqej Mercedes do të kthehej në një makinë m***, pasi do t’u largohej njeriu i tyre më i mirë”.

“Vjet ata mbijetuan falë Hamilton dhe aftësivë të tij në pistë pavarësisht se nuk fitoi asnjë garë. ndërkohë që çdo makinë bënte progres, Mercedes ishte një katastrofë.

Nëse Lewis nuk rinovon do të vijojnë të jenë në m** deri në fyt dhe vështirë se do të rikthehen kompetitivë”, tha Horner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat