Testet ishin mjaft interesante

Formula 1

Testet ishin mjaft interesante

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:41
Hamilton

Sezoni 2023 në Formula 1 do të jetë i vështirë për Mercedes, që sërish nuk është në nivelin e Red Bull apo Ferrari. Madje edhe Aston Martin duket një hap përpara makinës gjermane.

Testet në Bahrein treguan se Mercedes ka ende punë për të bërë dhe se makina gjermane është ende gjysmë sekondi më e avashtë se rivalët.

Lewis Hamilton shpjegoi vështirësitë e ekipit të tij në fillim të sezonit, por shtatë herë kampioni i botës ka besim total te Mercedes: “Të gjithë e kanë ulur kokën dhe po punojnë, ndaj unë jam vërtet krenar për këtë.

E di se të gjithë në fabrikë do t’i analizojnë këto të dhëna dhe do të vazhdojnë të punojnë me to”.

“Testet ishin mjaft interesante edhe pse nuk është kurrë e lehtë.

Ajo që më befason këtë sezon, i 11-ti për mua te Mercedes, është se të gjithë kanë ardhur me të njëjtin mentalitet, duke punuar shumë.

E kuptojmë se kemi një mal për të ngjitur, por askujt nuk i intereson”, tha Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat