Një garë e shkuar keq

Formula 1

Një garë e shkuar keq

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:03
Pamje nga një garë

Frederic Vasseur, shefi i Ferrari, kërkon të qetësojë tifozët pas zhgënjimit të “kokëkuqes” në garën e parë sezonale të Formula 1, zhvilluar në Bahrein.

Makina italiane arriti një vend të katërt me spanjollin Carlos Sainz, ndërsa njëvendëshja e Charles Leclerc u tërhoq në mesin e garës, kur ndodhej në vendin e tretë.

“Ajo që ndodhi në Bahrein nuk do ta ndryshojë sezonin tonë.

Po analizojmë me kujdes gjithçka për të kuptuar më shumë në lidhje me makinën tonë dhe me rivalët.

Sezoni sapo ka nisur, të mos nxjerrim përfundime të gabuara vetëm duke u bazuar në një garë”, tha Vasseur.

Duke analizuar paraqitjen e “kokëkuqes” në Bahrein, francezi shton: “Në pjesën e parë të garës ishim më pranë Red Bull se sa ndaj Aston Martin.

Situata mund të ndryshojë për mirë pas dy javësh, në garën e radhës në Jeddah.

Edhe Mercedes do të zgjohet, ndaj do të kemi një paraqitje ndryshe nga skuadrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat